top of page

Basha kthehet nga SHBA: 10 ditë për t'u ndarë nga republika e vjetër

  • Writer: sidritdervishi12
    sidritdervishi12
  • Jun 15, 2017
  • 1 min read

Demokratët improvizuan një pritje me simbole amerikane dhe shqiptare për kthimin e Lulzim Bashës nga Shtetet e Bashkuara, ku u takua me presidentin Donald Trump. Një takim që u krye në Uiskonsin gjatë një eventi për mbledhje fondesh nga presidenti Trump për guvernatorin e këtij shteti. “Po kthehem nga një takim i jashtëzakonshëm me presidentin e SHBA, nga një vizitë e shkurtër gjatë një jave shumë domethënëse, javës së një prioriteti madhor të presidentit Trump kushtuar punësimit, stazheve, trajnimit dhe financimit të studentëve me qëllim krijimin e vendeve të punës. Ishte një takim i jashtëzakonshëm, me përshtypjet më të paharrueshme. E jashtëzakonshme është dhe mbështetja e SHBA dhe presidentit Trump për Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi Basha. Kreu i opozitës solli në vëmendje ngjashmërinë e planit të tij për ekonominë me atë të presidentit Trump dhe u kërkoi demokratëve angazhim maksimal deri më 25 qershor. “10 ditë për t’u ndarë njëherë e mirë me republikën e mashtrimeve, republikën e korrupsionit, drogës dhe kriminelëve dhe për t’i hapur derën Republikës së qytetarëve, republikës së ekonomisë së fortë, të nesërmes së sigurtë. Kjo është ajo që preism të gjithë, apo jo? Kjo është ajo që pret bota nga ne, ajo që presin aleatët nga ne. Ndaj të mos harxhojmë asnjë minutë. Le të marshojmë drejt Republikës së qytetarëve dhe ekonomisë së fortë”, u shpreh Basha. / Top Channel


 
 
 

Comments


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2017 by "SHQIP NEWS". 

bottom of page