top of page

Strehimi i viktimave të zjarrit në Londër

  • Writer: sidritdervishi12
    sidritdervishi12
  • Jun 15, 2017
  • 1 min read

Të mbijetuarit e kullës Grenfell në Londër do të strehohen në një bllok apartamentesh luksoze që po ndërtohen në qendër të Kensingtonit. 68 apartamente me një dy dhe tre dhoma gjumi janë blerë në një konstruksion të ri në kensington. Apartamentet ndodhen në një kompleks ku cmimi i shtëpive private fillon nga 1.5 milionë paundë. Kompleksi i ri përfshin shërbim roje 24 orësh, një kinema private etj. Cdo shtëpi e re do të jetë e mobiluar dhe qeveria thotë se banorëve nuk do tu mungojë asgjë. Apartamentet pritet të përfundojnë deri në fund të korrikut. Të paktën 79 vetë humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të pastrehë pasi zjarri përfshiu kullën në kensingtonin verior një javë më parë. Ka pasur kritika të shumta dhe zemërim nga banorët për reagimin e ngadaltë dhe kaotik të zyrtarëve ndaj ngjarjes. / Top Channel


 
 
 

Commenti


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2017 by "SHQIP NEWS". 

bottom of page