Kryetari i PD në Nivicë: Votoj Edi Ramën
- sidritdervishi12
- Jun 15, 2017
- 1 min read
Gjatë takimeve të tij në jug të vendit, Kryeministri Edi Rama vizitoi edhe fshatin Nivicë, një zonë tradicionalisht e djathtë dhe mori premtimin e votës, nga një person i veçante, kryetari i PD-së atje. “Ne jemi komunitet që e mbajmë llafin dhe llafin e kemi dhënë ne”, shprehet kreu i PD-së në Nivicë. “Kryetari i Partisë Demokratike i Nivicës. Nivica, vend historik, Nivica, vend që ka dhëndëri Lulzim Bashën, por në 25 qershor vota e tyre do të jetë për Partinë Socialiste. Domethënë, dhëndrin në zemër dhe punëtorin në mendje", u shpreh Rama. / Top Channel
Comments