SHBA tregon forcën tek “portat” e Rusisë
- sidritdervishi12
- Jun 15, 2017
- 1 min read

Shtetet e Bashkuara të Amerikës udhëheqin një ndër stërvitjet më të mëdha ushtarake të ndërmarra në portat e Rusisë. Bëhet fjalë për “Baltop”,një operacion masiv stërvitor me mbi 6 mijë trupa të përfshira, avionë bombardues nuklearë, anije dhe nëndetëse. Misioni është i thjeshtë; t’i tregohet Moskës se me çfarë do të përballet në rast se i shkon ndërmend ndërhyrja ushtarake në vendet e Balltikut, që së fundmi kanë shprehur shqetësim në NATO në lidhje me deklaratat e mbërritura prej Kremlinit. / Top Channel
Comments