top of page

Tramezzani firmos me Sionin; pas De Biasit 100 kandidatë

  • Writer: sidritdervishi12
    sidritdervishi12
  • Jun 15, 2017
  • 2 min read

Kandidati i parë për të marrë postin e Gianni de Biasit, Paolo Tramexani ka shuar këtë të enjte çdo disktutim, duke firmosur për 3 vitet e ardhshme me skuadrën zvicerane të Sionit. Megjithatë, mesa duket kjo nuk ndryshon asgjë në alternativat e Presidentit Armand Duka, edhe pse ai e kishte konsideruar ish-ndihmësin e De Biasit si të përshtatshëm. Largimi i menjëhershëm i trajnerit të përfaqësueses shqiptare, Gianni de Biasi ka shndërruar skuadrën kuqezi në "pre" të lakmuara në këtë prag merkatoje, ku fillon jo vetëm valsi i lojtarëve, por edhe i trajnerëve. "Kanë mjaftuar 24 orë nga zyrtarizimi i shkëputjes së marrëdhënieve dhe kanë qenë dhjetra, apo qindra mesazhe që më kanë mbushur telefonin", konfirmon për Top Channel Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ky është një moment shumë i rëndësishëm i sezonit “kuqezi”, duke qenë se skuadra gjendet brenda objektivit, vendit të tretë në grup, por nga ana tjetër kërkohet edhe përgatitja e eliminatoreve të ardhshme të Europianit të 2020-s, ku mund të kemi mundësi dhe objektiva të ndryshme, në varësi të kundërshtarëve. "Personalisht po kërkoj një trajner italian", shton më pas Presidenti i Federatës, i nisur edhe nga përvoja pozitive, por edhe karakteristikat e përshtatshem të ekpit tonë, pa yje, por grup. Në ketë mënyrë, Presidenti i FSHF-së i mbetet edhe një herë besnik idesë së tij, që nga koha kur ka ardhur në krye të futbollit shqiptar, se për përfaqësuesen është më mirë të kemi një trajner të huaj, me më shumë eksperiencë europiane. Në këtë mënyrë, ai thekson se nuk po u mbyll dyert trajnerëve shqiptarë, por ekpseriencat ndërkombëtare të trajnerëve të huaj kanë dhënë gjithmonë diçka plus. Megjithatë, për momentin asgjë serioze sa u përket kandidaturave të mbërritura dhe bisedimeve, telenovela e trajnerit të ri të Kombëtares, sapo ka filluar… / Top Channel


 
 
 

Comments


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2017 by "SHQIP NEWS". 

bottom of page