top of page

Vasili: LSI ka një plan, të tjerët kanë timonin, tepsinë dhe republika të reja

  • Writer: sidritdervishi12
    sidritdervishi12
  • Jun 15, 2017
  • 1 min read

Në mitingun e paralajmëruar të LSI-së në sheshin “Nënë Tereza”, kryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili kërkoi votën për të dëbuar, siç tha ai, “planin e timonit dhe tepsisë”. “Sot është dita që t’i japim përgjigje për tepsinë dhe të panginjurve. Qindra të rinj presin me padurim 25 qershorin për të çliruar energjinë e asaj force që e çon përpara këtë vend. Është koha që me planin tonë të shporrim planin e tepsisë dhe timonit”, tha Vasili. Kryetari i LSI-së tha se janë katër shtyllat e LSI-së. “Taksa të ulta! Të rinjtë të parët! Një bujqësi dhe një turizëm! Të tjerët kanë drogë, gjoba, plehra dhe koncesione vrastare. Vendi ka nevojë për autostrada zhvillimi dhe vetëm LSI, vetëm nr.1 është plani ynë! Është LSI!”, shtoi ai. “LSI ka një plan, të tjerët kanë tepsinë. LSI ka një plan, të tjerë kanë republika të reja. Të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga çmenduria”, vijoi ai. / Top Channel


 
 
 

Comentarios


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2017 by "SHQIP NEWS". 

bottom of page