top of page

Vettingu, Parlamenti mblidhet të shtunën

  • Writer: sidritdervishi12
    sidritdervishi12
  • Jun 15, 2017
  • 1 min read

Parlamenti do të mblidhet të shtunën në një seancë të jashtëzakonshme për të zëvendësuar Jorida Tabakun në Komisionin e përzgjedhjes për organet e Vettingut. Deputetja e Partisë Demokratike u bë nënë për herë të parë ditët e fundit dhe e ka të pamundur pjesëmarrjen në votim. Por duke qenë se sistemi elektronik i votimit bazohet tek votimi pa mungesa e 12 anëtarëve, Parlamenti do të mblidhet për të zëvendësuar Tabakun. Kërkesa është bërë nga një e pesta e deputetëve të grupeve të ndryshme parlamentare dhe seanca do të zhvillohet ditën e shtunë. Por gjatë së shtunës, ku do të zëvendësohet Tabaku, Parlamenti pritet të miratojë edhe listën përfundimtare me 27 anëtarët e Vettingut. / Top Channel


 
 
 

Comments


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2017 by "SHQIP NEWS". 

bottom of page