Belotti nënshkruan kontratën e jetës...
- sidritdervishi12
- Jun 16, 2017
- 1 min read

Për sulmuesin më të kërkuar të momentit, Andrea Belottin, ka ardhur momenti që të vendosë dhe të thotë “Po-në” më të rëndësishme të jetës. Nuk i ka thënë “po” as Torinos, as Milanit, e as shumë klubeve të tjera të mëdha të interesuara për të, por i ka thënë Giorgias, të dashurës së tij prej shumë kohësh. Rreth orës 17:00 në Kishën “San Francesco di Paola” në Palermo qendërsulmuesi i Torinos është kurorëzuar në martesë me të fejuarën Giorgia Duro, të njohur pikërisht në Siçili, kur ai militonte për Palermon. Dasma e zhvilluar nën masa të rrepta sigurie për të evituar paparacët është organizuar nga Silvia Slitti, bashkëshortja e sulmuesit të Veronës, Giampaolo Pazzini. Nuk kanë qenë të paktë të ftuarit nga bota e futbollit, ku mes të cilëve ishte edhe Urbano Cairo, presidenti i Torinos, apo edhe ish-shokë skuadre si Ciro Immobile dhe Cesare Bovo. / Top Channel
Commentaires