top of page

Mishi i qenit do të vazhdojë të konsumohet në Kinë

  • Writer: sidritdervishi12
    sidritdervishi12
  • Jun 16, 2017
  • 1 min read

Yulin është një qytet kinez, i cili është bërë i famshëm në botë, për shkak të mbajtjes së festivalit të përvitshëm, famëkeq, të konsumit të mishit të qenit dhe që zhvillohet në ditën e solsticit veror. Vitin e kaluar, në Kinë u organizuan disa protesta nga organizata të ndryshme, që merren me mbrojtjen e kafshëve dhe u duk se kjo traditë do të merrte fund. Por, zyrtarë të qytetit Yulin, theksojnë se nuk ka asnjë vendim që do të ndalojë konsumin e mishit të qenit këtë vit, pavarsisht protestave. "Ky festival është një traditë lokale dhe autoritetet nuk janë në gjendje që t'a ndalojnë" u shpreh një zyrtar i qytetit. Më herët u përfol se do ët ndalohej konsumi i mishit të qenit në këtë festival, çka shkaktoi një valë zemërimi mes banorëve të qytetit Yulin, të cilët akuzuan qeverinë se po ndërhyn në privatësin dhe të drejtat e tyre, në përzgjedhjen e asaj çfarë hanë. / Top Channel


 
 
 

Comments


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2017 by "SHQIP NEWS". 

bottom of page