top of page

Tahiri: Mos e çoni votën dëm për LSI-në

  • Writer: sidritdervishi12
    sidritdervishi12
  • Jun 16, 2017
  • 1 min read

Saimir Tahiri ka vijuar sulmet ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim, kur në një takim me banorët e Pezës ai ka kërkuar që mos ta çojnë dëm votën duke votuar për LSI-në, pasi në 25 qershor, sipas Tahirit, Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë në opozitë. “Kur vota është investimi më i madh për katër vitet e ardhshme, tek një parti që ti pret të të zgjidhë hallet e tua, për cilën arsye do e votosh, do e çosh votën tënde dëm, këtë lloj investimi tëndin tek LSI-ja? LSI-ja, miqtë e mi, pas datës 25 qershor, do jetë në opozitë”, tha Tahiri. “Dhe në qeverisje do të jetë Partia Socialiste, Edi Rama dhe ju. Vetëm kaq. Asnjë tjetër”, shtoi Tahiri. / Top Channel


 
 
 

Comments


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2017 by "SHQIP NEWS". 

bottom of page