top of page

Pamje nga arrestimi i agresorit në Londër ...

  • Writer: sidritdervishi12
    sidritdervishi12
  • Jun 19, 2017
  • 1 min read

Londra u godit një ditë më parë nga një tjetër sulm, të cilin kryeministrja Theresa May deklaroi se ishte i një linje me të gjitha aktet e tjera terroriste, si dhe një sulm i neveritshëm ndaj lirisë së kultit. Një 48-vjeçar, tashmë i arrestuar nga policia, u fut me furgon mbi njerëzit e mbledhur pranë një xhamie në veri të Londrës. Një person mbeti i vrarë, ndërsa 10 të tjerë u plagosën. “Kur personi doli nga mikrobusi e u përpoq të largohej, gjatë të gjithë kohës thoshte: dua të vras myslimanë! E qëllova në bark, pastaj erdhën edhe djem të tjerë. E mbërthyem në tokë dhe e mbajtëm aty pa lëvizur, derisa erdhi policia”, tha Khalid, dëshmitar okular. Ndërkohë, janë publikuar edhe momentet e arrestimit të agresorit, i cili duket me një sy të nxirë. / Top Channel


 
 
 

Comments


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2017 by "SHQIP NEWS". 

bottom of page