top of page

Nesër hapet bulevardi i ri, në funksion parkimi i dytë nëntokësor

  • Writer: sidritdervishi12
    sidritdervishi12
  • Jun 20, 2017
  • 1 min read

Hapet të martën segmenti i parë i bulevardit të ri si dhe parkingu i dytë nëntokësor në kryeqytet me 328 vendparkime. Bulevardi i ri ka një gjerësi prej 70 metrash. “Është ndoshta bulevardi më i gjerë në Europë, me korsi biçikletash, me dy korsi makinash në një kah, me trotuare për këmbësorë, shumë gjelbërim dhe i parashikuar në të ardhmen edhe për kalimin e një trami apo treni të lehtë që kalon në qytet”, tha Arbër Mazniku, nënkryetar i bashkisë. Ky segment i parë hapet pasi shërben për futjen dhe daljen e makinave nga parkingu, ndërkohë që po punohet në mënyrë intensive edhe për pjesën e dytë. “Segmenti i dytë pritet të përfundojë në 6 mujorin e parë të vitit tjetër dhe në fund të viti të përfundojë i gjithë deri ku takohet me lumin dhe lidhet me unazën, që planifikohen për një të ardhme”, thotë Mazniku. I gjithë bulevardi është parashikuar të ketë një gjatësi prej 1.9 km , me një kosto prej 27 milion euro. Ndërkohë që për 400 metrat e parë, përfshirë dhe parkingun, janë shpenzuar rreth 7 milionë euro. “Investitorët mund të shikojnë tani se si do të shndërrohet kjo zonë dhe të planifikojnë investimet e tyre”, shprehet nënkryetari i Bashkisë. Është planifikuar që parkingu nëntokësor të mund të shlyejë veten për 4 vite. / Top Channel


 
 
 

Commentaires


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2017 by "SHQIP NEWS". 

bottom of page