top of page

Goditet një grup i strukturuar kriminal në Korçë, 5 në pranga

  • Writer: sidritdervishi12
    sidritdervishi12
  • Jun 25, 2017
  • 1 min read

Policia e Korçës ka finalizuar me sukses operacion e koduar “Euro Kart”, duke vënë në pranga 5 persona për lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, aparate lojërash fati. Në sajë të këtij operacioni, policia ka zbuluar edhe një laborator i falsifikimit të dokumenteve. Personat e vënë në pranga janë shtetasit Artur Feçanji, 51 vjeç; Thanas Sholla, 54 vjeç; Asqeri Bebri, 49 vjeç; Vladimir Furtuna, 58 vjeç; Shkëlzen Muçollari, 30 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

Policia ka sekuestrohet rreth 25 kg lëndë e dyshuar kanabis, aparate lojërash fati, si edhe zbulohet një laborator i falsifikimit të dokumenteve. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe 700 euro të prerjes 50 euro copa; 8 telefona të markave të ndryshme; 15 karta sim të kompanive të ndryshme; Një aparat për lojëra fati; Një njësi bashkë me monitor dhe printer që përdoret për baste sportive; Një njësi bashkë me monitorin që përdorej për kryerjen e falsifikimit me program përkatës të avancuar; Një usb e cila ka materiale dhe programe për të kryer falsifikimin; Dy copë printera të teknologjisë së lartë që përdoreshin për prodhimin dhe falsifikimin e pasaportave biometrike, shqiptare dhe të huaja, si dhe kartave të identitetit shqiptare dhe të huaja; Pesë pasaporta shqiptare dhe dy pasaporta greke; Pesëmbëdhjetë karta identiteti shqiptare, dy karta identiteti spanjolle dhe dhjetë karta identiteti greke (tafto); Dokumente të ndryshme shkollore (diploma, dëftesa pjekurie); Patenta ndërkombëtare greke dhe shqiptare; Solucione të posaçme të cilat përdoreshin për kryerjet e falsifikimeve; Pajisje me ngrohje për plastifikimin e dokumenteve. / Top Channel


 
 
 

Comments


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2017 by "SHQIP NEWS". 

bottom of page