top of page

Pranga për blerje vote, arrestohet doganieri në Shkodër

  • Writer: sidritdervishi12
    sidritdervishi12
  • Jun 25, 2017
  • 1 min read

Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të blerjes së votës, duke ndaluar në kushtet e flagrancës shtatë persona.

Në një tjetër rast sërish policia e Shkodrës ka ndaluar një doganier në doganën e Vermoshit, Izmir Bushaj, i cili është kapur me një listë votuesish dhe një sasi të konsiderueshme parash, 48 kartmonedha me prerje 2 mijë lekëshe. Së bashku me të policia ndaloi edhe Xhyher Bushajn, të dy banues në fshatin Kullaj. Policia e Shkodrës bën të ditur se janë nën gjurmim edhe raste të tjera të shitblerjes së votës dhe është shumë pranë arrestimit të personave përgjegjës. Ndërkohë drejtori i policisë së shtetit gjatë instruktazhit për ditën e votimit me efektivë të komisariatit nr. 1 në Tiranë, u bëri thirrje vartësve që të harrojnë bindjen e tyre politike gjatë, para, gjatë dhe pas procesit të votimit. Çako deklaroi se është ngritur edhe një task force për koordinimin e veprimeve të policisë ku janë të

pranishëm edhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtareqë asistojnë vendin tonë. Angazhim të posaçëm për ditën e zgjedhjeve dhe gjatë procesit të numërimit ka dhe Prokuroria e Përgjithshme. Kryeprokurori Adriatik Llalla në një komunikim me vartësit u ka kërkuar angazhim maksimal dhe bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese si dhe orientimin e saktë dhe të shpejtë të rasteve që mund të shfaqen. Në gatishmëri të plotë është edhe task forca e krijuar nga Këshilli i Ministrave e drejtuar nga zv.kryeministrja Ledina Mandia, e cila ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni, ku subjekte elektorale mund të denoncojnë apo raportojnë parregullsitë, ndërsa për qytetarët është vënë në dispozicion një portal elektronik në faqen zyrtare të kryeministrisë. / Top Channel


 
 
 

Comments


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2017 by "SHQIP NEWS". 

bottom of page