top of page

Task Force për zgjedhjet, gati për monitorimin e ankesave

  • Writer: sidritdervishi12
    sidritdervishi12
  • Jun 25, 2017
  • 1 min read

Task Force qeveritare do të jetë ajo që do të monitorojë dhe koordinojë ankesat të ndryshme të referuara nga subjektet politike dintë e zgjedhjeve. Grupi ndërinstitucional ka miratuar planin e masave operacionale në takimin e saj të pestë. Pjesë e diskutimeve të grupit ndërinstitucional ishte ajo për mbarëvajtjen e procesit ditën e zgjedhjeve. Plani në fjalë përfshin një sërë masash dhe Task-Forca do të jetë grupi që do të monitorojë dhe koordinojë ankesa të ndryshme të referuara nga subjektet politike ditën e zgjedhjeve. Plani për disa Ministri cakton masa të posaçme për tu ndjekur ditën e zgjedhjeve. Pas diskutimeve plani u miratua dhe zbatimi i tij do të fillojë menjëherë. Ndërkaq, për qytetarët është vënë në dispozion portali elektronik, “Task Force për Zgjedhjet 2017”, i cili është i aksesueshëm në faqen e kryeministrisë. / Top Channel


 
 
 

Comments


Who's Behind The Blog
Recommanded Reading
Search By Tags
Follow "THIS JUST IN"
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Black Google+ Icon

Also Featured In

    Like what you read? Donate now and help me provide fresh news and analysis for my readers   

Donate with PayPal

© 2017 by "SHQIP NEWS". 

bottom of page